Vdes një grua në Viti, Policia heton rastin
BKT
Kronika

Vdes një grua në Viti, Policia heton rastin

E.Hoti /RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, një grua nga Vitia ishte dërguar pa shenja jete në drejtim të QKUK-së.

Siç njofton policia në raportin  e saj  24 orësh, rasti është duke u hetuar.

“Viti 03.11.2022 – 14:00. Viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 


MË SHUME NGA Kronika