Maqedonasi shkakton aksident trafiku dhe ikë, sulmohet nga tre kosovarë
E.Hoti/RTKLive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, tre kosovarë dhe një shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Siç sqaron policia në raportin e saj 24-orësh, tre kosovarët e kanë sulmuar fizikisht shtetasin maqedonas pasi ai kishte shkaktuar aksidentin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së", deklaron policia.
"Ai kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”.























