Dy të arrestuar, për sulmin me "koktej molotovi" në Kishnicë
BKT
RTK
Kronika

Dy të arrestuar, për sulmin me "koktej molotovi" në Kishnicë

RTKlive

Dy të mitur janë arrestuar si të dyshuar për hedhjen e një shishe me koktej molotovi në drejtim të një shtëpie në fshatin Kishnicë të komunës së Graçanicës, njoftoi policia.

“Të dyshuarit, që të dy të mitur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetimet po zhvillohet në drejtim të veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ përderisa dyshohet që ngjarjes t’i kenë paraprirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme në mes të ankueses dhe të dyshuarve për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit respektivisht në afërsi të shtëpive të të dyj​a palëve”, njofton policia, raporton RTKlive.

Rasti ka ndodhur të dielën, dhe u konfirmua  për RTKLive nga  Jelena Trajkoviq, si dhe zëdhënësja e policisë së Kosovës , Flora Ahmeti.       

“Më datë 06.11.2022, rreth orës 20:00, është pranuar informata se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme. Ndërkohë që kanë vijuar veprimet hetimore të ndërmarra nga ana e hetuesve policor, sot janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si të implikuar në rast”.

 


MË SHUME NGA Kronika