Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Viti
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Viti

E.Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka parandaluar dje një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Kabash të Vitisë.

Sipas njoftimit të policisë, vozitësi i automjetit me të cilin po kontrabandoheshin mallrat, është arrestuar dhe i njëjti është recidivist i veprave të kontrabandës me mallra.

“Dje, rreth orës 19:50, në fshatin Kabash në drejtim të fshatit Smirë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues pa drita dhe pa targa, me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra. Policia ka ndaluar automjetin të cilin e drejtonte i dyshuari, recidivist i veprave të kontrabandës me mallra. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zhegër”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit atij i janë gjetur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg, 15 pako me rripa të brezit,10 pako çanta të kraharorit, 3 pako me altoparlantë –bluetooth, 1 pako me mbajtëse të telefonave në veturë,2 pako me aroma të ndryshme (shisha) dhe mallra tjera që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan në njoftimin e policisë.

Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje.


MË SHUME NGA Kronika