Zhduket një grua me probleme psikike në Kamenicë
BKT
Kronika

Zhduket një grua me probleme psikike në Kamenicë

E.Hoti/RTKlive

Një grua është raportuar dje e zhdukur në fshatin Bosce të Kamenicës.

Në njoftimin policor thuhet se gruaja ka probleme psikike dhe se nuk është hera e parë që ajo është larguar nga shtëpia.

“Fsh. Bosce, Kamenicë 07.11.2022 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka probleme mendore dhe disa herë me parë është larguar nga shtëpia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.


MË SHUME NGA Kronika