Digjet edhe një veturë me targa RKS në veriun e Mitrovicës
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Digjet edhe një veturë me targa RKS në veriun e Mitrovicës

V. Thaçi / RTKlive

Sot (e martë), në Mitrovicë të Veriut , është djegur edhe një veturë me targa RKS.

Policia së Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveçanit.

Lidhur me ketë rast,  Policia e Kosovës  nuk raporton për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet.

"Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore”, shkruan në komunikatë.

Policia e Kosovës deklaron se do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale.

Deri më tash kanë ndodhur disa raste të tilla dhe ende policia nuk ka njoftuar për ndonjë person të arrestuar.


MË SHUME NGA Kronika