Policia sekuestron një pistoletë dhe një pushkë gjuetie në Malishevë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë në fshatin Tërpezë të Malishevës.
Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, policia e rajonit të Gjakovës, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit B. K., shtetas i Republikës së Kosovës, në fshatin Terpezë-Malishevë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë, dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.
Policia thotë se rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
























