Antidroga aksion në Prizren, katër të arrestuar
BKT
Kronika

Antidroga aksion në Prizren, katër të arrestuar

K.Kasumi/ RTKlive

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Prizren, gjatë një aksioni të Antidrogës.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se në ora 14:45, sipas urdhrit verbal tё pranuar nga gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, Njësia e antidrogës, nё asistim tё patrullave policore dhe forenzikёs sё stacionit policor nё Prizren, kanë ndërmarr një operacion bastisje në shtëpinë ku kishte dyshime sipas informacionit paraprak se gjendej substanca narkotike.

Në këtë aksion policor janë konfiskuar edhe mbi 1 kilogramë drogë e llojit “Marihuanë” e po ashtu edhe 0.79 gramë e llojit “Kokainë”.

Organet e rendit në këtë aksion kanë gjetur dhe konfiskuar edhe:

"Tridhjetë e dy qese najloni tё ndara me substancë të dyshuar narkotike tё llojit Marihuan me peshё tё pёrgjithshme: 1 kg. e 118 gr. Tri qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji Kokain me peshë 0.79 gramë; Një peshore elektronike; Katёr telefona mobil; Veturë e markës Ford; Disa qese plastike tё zbrazura qё dyshohet se do tё përdoreshin për paketimin e substancave narkotike", thuhet në njoftim.

Tё dyshuarit janё shoqёruar nё stacionin policor nё Prizren, ku janё intervistuar në prezencë tё avokatёve mbrojtёs tё caktuar sipas detyres zyrtare.

"Pas intervistimit tё tyre me vendim mbi ndalimin tё lёshuar nga Prokurori i Shtetit nё Prizren, tё gjithё tё dyshuarit ndalohen pёr 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika