Dy raste të dhunimit, një në Prishtinë dhe tjetra në Skenderaj
BKT
Foto: RTK
Kronika

Dy raste të dhunimit, një në Prishtinë dhe tjetra në Skenderaj

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunimit  gjatë 24-orëve.

Sipas njoftimit  të policisë njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në Skenderaj.

Bëhet e ditur se i dyshuari për rastin në Prishtinë është  arrestuar, kurse i dyshuari për dhunë në Skenderaj është person i panjohur.

“Prishtinë 08.11.2022 - 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në bazë të dyshimit se i njëjti ka abuzuar-dhunuar viktimën femër kosovare. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Policia njofton se rasti në Skenderaj është raportuar më 6 nëntor 2022, ndërsa viktima një ditë më pas është dërguar në ekzaminim mjekësor.

“Skenderaj 04.11.2022 - 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh.


MË SHUME NGA Kronika