Policia jep detaje për arrestimin e 14 personave në një qendër të thirrjeve
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia jep detaje për arrestimin e 14 personave në një qendër të thirrjeve

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në një qendre të thirrjeve në Prishtinë 14 persona, në mesin e tyre edhe një  shtetas izraelit.

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar shtatë burra dhe gjashtë gra të cilët dyshohen se kanë mashtruar persona në vende të ndryshme.

“Prishtinë (NN) 08.11.2022 – 14:00. Në një qendre të thirrjeve janë arrestuar një mashkull shtetas Izraelit, shtatë meshkuj  kosovar dhe gjashtë femra  kosovare, nën dyshimin e bazuar se përmes komunikimeve telefonike kanë arrit të mashtrojnë persona të ndryshëm në vende të ndryshme”, shkruan në njoftim.

 Tutje në raport thuhet se si prova materiale janë sekuestruar dy vetura, 167 kompjuter, 3 laptop, 21 telefona mobil, 2 DVR, 2 HDD, 2 USB dhe dokumentacion të ndryshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

 


MË SHUME NGA Kronika