Ylli jug-korean thotë se është i gatshëm për Botërorin e Katarit
BKT
Qatar 2022

Ylli jug-korean thotë se është i gatshëm për Botërorin e Katarit

Uran Krasniqi / RTKLive

Sulmuesi i Koresë së Jugut, Heung-Min Son, ka thënë se është riaftësuar për të luajtur futboll dhe se ai pritet t`i bashkohet vendit të tij për Botërorin e Katarit.

Futbollisti i Tottenham i cili ka tridhjetë e pesë gola në 104 paraqitje për Korenë e Jugut, ishte në dyshim pasi pësoi një lëndim në Champions League në fillim të këtij muaji.  

"Të luash për vendin tënd në Kupën e Botës është ëndrra e kaq shumë fëmijëve që rriten, ashtu siç ishte edhe e imja. Mezi pres të përfaqësoj vendin tonë të bukur. Shihemi së shpejti", ka thënë, teksa ka falenderuar personat që e kanë mbështetur në momentin e lëndimit. "Në një kohë të vështirë mora shumë forcë nga ju. Ju vlerësoj të gjithëve", ka thënë koreano-jugori.