22:40 / 18.12.2022
Lloris: Franca nuk u dorëzua, e kthyem ndeshjen
Uran Krasniqi/RTKLive
Hugo Lloris ka thënë se Franca nuk u dorëzua dhe u kthye në ndeshje ani se gjendej në disavantazh.
Ai ka folur pas humbjesnë Botërorin "Qatar 2022", ku Argjentina ka mposhtur Francën me penallti, pasi paraprakisht ndeshja ishte mbyllur baraz me rezultgat 3-3.
Lloris është shprehur se Argjentina duhet uruar.
“Në këtë finale, ne mund të kishim humbur 0-2, por pavarësisht kësaj, ne nuk u dorëzuam, ne vazhduam të besojmë deri në fund, ne e kthyem ndeshjen. Është futboll. Ne duhet të përgëzojmë argjentinasit që bënë një turne të madh, një finale të madhe", ka thënë ai. "“Është një natë e dhimbshme për të gjithë lojtarët, stafin, menaxhmentin dhe të gjithë mbështetësit".