22:51 / 18.12.2022
Messi shpallet lojtari më mirë në Botërorin "Qatar 2022"
Uran Krasniqi/RTKLive
Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i turneut në Botërorin "Qatar 2022".
Argjentinasi është bërë lojtari i parë që shënon në çdo raund në Kupën e Botës, pra ai është lojtari i parë që ka shënuar në fazën e grupeve, në raundin e 16-të, çerekfinale, gjysmëfinale dhe në finale të një Botërori.
Messi në Botërorin e mbajtur në Katar arriti t'i shënojë shtatë gola.
Çmime të tjera individuale morën edhe dy bashkëlojtarët e tij të tij: Enzo Fernandes u vlerësua lojtari më i mirë U21 dhe Emiliano Martinez u vlerësua portieri më i mirë. Këpuca e Artë i takoi francezit Kylian Mbappe, i cili realizoi gjithsejt tetë gola.