Ja të gjithë rekordet e Messi-t në Kupën e Botës
rtsh
Me finalen e fituar në Katar, Lionel Andres Messi mbyll një cikël perfekt.
Lojtari që për shumë vite shkëlqeu në nivel klubesh me Barcelonën tani, afër fundit të karrierës, po i jep kënaqësitë më të mëdha edhe kombit të tij.
Më poshtë do të njiheni me një sërë rekordesh të reja të vendosura prej atij që nga sot e tutje do të “bezdisë” Maradona-n në majën e Olimpit…
2 - Lionel Messi për herën e dytë në karrierë merr çmimin që i shkon lojtarit më të mirë të Botërorit, “Golden Ball”.
26 – Duke luajtur finalen kundër Francës u bë lojtari i parë në historinë e turneut që numëron 26 prezenca në këtë kompeticion, një më shumë se Lothar Mattheus.
2332 – Ai është bërë edhe lojtari me më shumë minuta të luajtura në Botërorë duke kaluar rekordin e vendosur më parë nga Paolo Maldini.
13 – Me dy golat e shënuar në finale “Pleshti” konsolidoi edhe më shumë vendin e parë mes lojtarëve argjentinas goleador në Botërorë. Në këtë edicion ai iu shkëput me 3 gola Gabriel Omar Batistuta-s.
1 - Messi është i vetmi lojtar që ka shënuar në Kupën e Botës kur ende nuk kishte mbushur 20 vjeç dhe pasi i ka mbushur 30-vjeç. Pelè nuk ka mundur të bëjë diçka të tillë për vetëm katër muaj.
1 – Falë penalltisë së katërt që ktheu në gol në këtë finale Messi u bë lojtari i parë në historinë e kompeticionit, i cili shënon të paktën një gol në ç’do ndeshje me eleminim direkt në një edicion të vetëm. Ai i shënoi gol Australisë, Holandës dhe Kroacisë përpara se të “gjykonte” Francën.
21 – Me 13 golat e shënuar dhe 8 asistet e dhuruara numri dhjetë i Argjentiës është lojtari i vetëm në historinë e kompeticionit që ka marrë pjesë në kaq shumë askione të rëndësishme në këtë kompeticion. Përpara finales ai ndante vendin e parë me Klose-n, Ronaldo Fenomenin dhe Gerd Muller-in (19).
35 vjeç e 177 ditë - Messi është i pari lojtar që shënon 7 gola në një edicion të vetëm të Kupës së Botës pas moshës 35-vjeçare.
16 vite e 184 ditë – Distanca nga goli i parë në kompeticion te goli i fundit është 16 vite e 184 ditë. Periudha më e gjatë në Kupën e Botës mes golit të parë dhe të fundit në një Kupë Bote e kishte Cristiano Ronaldo (16 vite e 160 ditë).
17 – Messi së bashku me Klose ndajnë vendin e parë si futbollistët që kanë fituar më shumë ndeshje në Kupën e Botës.