Varane i zhgënjyer me humbjen, por krenar që vesh fanellën e Francës
F.Bytyqi /RTKLive
Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Raphael Varane, është shprehur i zhgënjyer me humbjen kundër Argjentinës.
‘Gjelat’ mbrëmë u mposhtën nga Argjentina pas penalltive në finalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
“Sigurisht që jemi shumë të zhgënjyer, dhamë gjithçka. Na u desh të përballeshim me shumë pengesa gjatë garës, por panë të gjithë që nuk u dorëzuam. Nuk kemi qenë në ndeshje për më shumë se një orë. Nga mënyra se si rrodhën ngjarjet mendoj se mund të kishim fituar edhe ne. Jam shumë krenar për këtë grup dhe që jam francez. Duhet ta mbajmë kokën lart”, ka thënë Varane.
“U luajt shumë shpejt, por fizikisht ishim më mirë se Argjentina. Ne shtymë dhe besuam deri në fund. Për pak e përmbysëm një ndeshje që filloi keq. Rruga ishte e vështirë, por patëm forcë mendore dhe shumë zemër. Kjo na lejoi të ktheheshim në lojë. Jemi të zhgënjyer, por edhe krenarë”, theksoi mbrojtësi i Manchester United.