Messi: Të bëhesh kampion gjëja më e bukur që ekziston, dua të luaj ende
Uran Krasniqi/RTKLive
Lionel Messi ka thënë se të fitosh titullin kampion bote është gjëja më e bukur që ekziston.
Ai ka folur pas triumfit në Botërorin "Qatar 2022", ku Argjentina ka mposhtur Francën me penallti, pasi paraprakisht ndeshja ishte mbyllur baraz me rezultgat 3-3.
"Është çmenduri, është gjëja më e bukur që ekziston. E desha shumë. E dija që Zoti do ma jepte, kisha këtë ndjenjë. Vuajtëm shumë, por mundëm t'ia dalim. Mezi pres të kthehem në Argjentinë për të parë se sa e çmendur do të jetë kjo”, ka thënë ai.
Messi ka thënë se dëshiron të luaj ende me Argjentinën.
"Natyrisht që doja ta mbyllja karrierën me këtë, nuk mund të kërkoj asgjë më shumë. Faleminderit Zotit që më dha gjithçka. Çfarë do të vijë pas kësaj? Arrita të fitoj Kupën e Amerikës, Kupën e Botës... Unë e dua futbollin, atë që bëj. Më pëlqen të luaj për kombëtaren, këtë grup, dua të vazhdoj të përjetoj edhe disa ndeshje si kampion bote. Është ëndrra e një fëmije, unë isha me fat që fitova gjithçka dhe ajo që më mungonte është këtu”.