Sacchi: Qava kur e pash Messin duke ngritur Kupën, Maradona ishte fenomen
Qatar 2022

Sacchi: Qava kur e pash Messin duke ngritur Kupën, Maradona ishte fenomen

F.Bytyqi /RTKLive

Ish-trajneri i njohur italian, Arrigo Sacchi, në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka folur për Lionel Messin, i cili me Argjentinën mbrëmë fitojë Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Sacchi thotë se qau kur e pa Messin duke ngritur Kupën e Botës.  

“Kur Messi ngriti Kupën e Botës, sytë e mi ishin lagur me lot. Mendova për gjithë udhëtimin e Leos, për atë që fitoi me Barcelonën, për driblimin e tij, për golat e tij dhe për shumë ‘Topat e Artë’ nga ai”, tha Sacchi.

Ai thotë se nuk dëshiron të krahasojë Messin me Maradonën, edhe pse sipas Sacchit, Maradona ishte një fenomen.

“Nuk kam dëshirë të them nëse tani Messi ka arritur Maradonën. Nuk jam dakord me këto krahasime mes kampionëve që i përkasin periudhave të ndryshme të futbollit. Ajo që di është se Maradona ishte një fenomen”, theksoi Sacchi.


MË SHUME NGA Qatar 2022