Messi: 42 trofe të fituar, drejt një tjetër rekordi
Qatar 2022

Messi: 42 trofe të fituar, drejt një tjetër rekordi

rtsh

Lionel Messi fitoi Kupën e Botës. Kulmi i një karriere, hapi i mëtejshëm që kërkonte bota e futbollit për ta etiketuar përfundimisht si një , së bashku me Maradonën.

Fundi i tregimit? As në ëndërr, pasi të përfundojë festa në rrugët e Buenos Aires, dhe do të zgjasë shumë, mund të vendosim bast, një objektiv i ri prestigjioz është tashmë gati për Messin: të bëhet lojtari më i suksesshëm ndonjëherë. Dhe kjo tashmë mund të ndodhë këtë sezon falë PSG-së. Për momentin Messi ka grumbulluar 42 trofe mes klubeve dhe kombëtares, vetëm dy më pak se Dani Alves me 44.

Ligue 1 dhe Kupa e Francës janë dy objektivat më të mundshëm të Pulce me PSG-në yjore dhe duke fituar këto të dyja, do të barazohej me ish-shokun e skuadrës, me një fishek më shumë për të luajtur, Champions League, që në fakt më shumë është një dëshirë e Paris Saint-Germain, që e ndjek për të paktën prej 10 vitesh duke shpenzuar shuma të paimagjinueshme.

Me "Tripleten" e mundshme, duke i shtuar Superkupën e Francës tashmë të pushtuar, Messi do të ngrihej në 45 kupa duke marrë edhe atë fron.

Megjithatë, për momentin, me Kupën e Botës, Pulce ka ngecur në 42 trofe të fituar mes Barcelonës (35), PSG (2) dhe kombëtares argjentinase mes të rinjve dhe të rriturve.

Parakalimi i Dani Alves është i mundshëm, për pjesën tjetër do të duhet të shohim se çfarë thotë e ardhmja për vetë Messin, që përfundon kontratën me PSG-në në qershor 2023 dhe me mundësi të ndryshme në horizont: rinovim, rikthim në Barcelonë apo pranim në oborrin e Inter Miami në MLS ndër të tjera. 


MË SHUME NGA Qatar 2022