20:52 / 09.11.2022
Ancelotti mohon se po e kursen Benzeman para Botërorit
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka mohuar se po e kursen Karim Benzeman me qëllim që ai të jetë i gatshëm për Botërorin e Katarit me Francën.
"Nuk kam pse t’i them askujt asgjë, i zhgënjyeri i parë është Karimi, i cili shkon në Botëror pa minutat e nevojshme. Është stërvitur vetëm, por ndjenjat që ka pasur nuk kanë qenë të mira", ka thënë trajneri italian. "Do të thotë se ai arrin në Kupën e Botës me pak minuta në këmbë".
Benzema për herë të fundit ka luajtur kundër Elche më 19 tetor.
Francezi ka pësuar një lëndim në një ndeshje me Celtic në Champions League.























