21:21 / 09.11.2022
Kampioni aktual publikon listën e lojtarëve të ftuar për në Botëror
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Francës, Dider Deschamps, ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që ai i ka ftuar për të përfaqësuar kampionin aktual në Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Franca e fillon kampanjën kundër Australisë më 22 nëntor. Në të njëjtin grup janë edhe Danimarka dhe Tunizia.
Lista e lojtarëve të ftuar:
Portierë: Areola, Lloris, Mandanda,
Mbrojtës: L. Hernadez, T. Hernandez, Kimpambe, Konate, Kounde, Pavard, Saliba, Upamecano, Varane,
Mesfushorë: Camavinga, Fofana, Guendouzi, Rabiot, Tchouameni, Veretout,
Sulmues: Benzema, Coman, O. Dembele, Giroud, Griezman, Mbappe,























