Arrestohet edhe një person i dyshuar për grabitje të armatosura
BKT
Foto: Policia e Kosovës në Facebook
Kronika

Arrestohet edhe një person i dyshuar për grabitje të armatosura

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme,ka arrestuar edhe një person i dyshuar për rastet e grabitjeve të armatosura të ndodhura në periudhën korrik-shtator 2022, në pompa derivatesh, si dhe është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47.

Sipas njoftimit personi i dyshuar është A.A, mashkull, 21 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ky rast ndërlidhet me arrestimin e shtatë persona disa ditë më parë, ku gjashtë nga ta ishin të dyshuar për grabitje të armatosura.


MË SHUME NGA Kronika