23:36 / 09.11.2022
Trajneri argjentinas shpreson se Messi mund ta luajë edhe një Botëror
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, beson se Lionel Messi mund të luajë edhe në Botërorin 2026.
“Mund të jetë i fundit, por shpresoj të mos jetë. Ai është i lumtur në fushë dhe kjo bën shumë njerëz tjerë të lumtur”, ka thënë Scaloni për ‘CNN Radio Argentina’. “Nëse kujdesemi për të dhe e bartim siç na takon, ka mundësi që të ketë më shumë ndeshje për të, sepse bota e futbollit i dëshiron ato ndeshje”.
Messi ka marrë pjesë në disa botërorë, por asnjëherë nuk ka fituar një titull. Ky edhe është titulli që atij i mungon.
Argjentina në Botërorin e katarit gjendet në grup bashkë me Poloninë, Arabinë Saudite dhe Meksikën.























