14:39 / 10.11.2022
Belgjika zbardh listën, Januzaj jashtë Botërorit
F.Bytyqi /RTKlive
Dhjetë ditë na ndajnë nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Tashmë edhe Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për evenimentin më të madh në botën e futbollit.
Roberto Martinez ka publikuar listën e lojtarëve që do udhëtojnë në Katar për Kupën e Botës që fillon nga 20 nëntori e përfundon me 18 dhjetor.
Në listë bëjnë pjesë yjet si Courtois, Hazard, Lukaku, De Bruyne, De Ketelaere, kurse lojtari me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj ka mbetur jashtë kësaj skuadre.
























