Përkeqësohet cilësia e ajrit në Prishtinë |Video
Valjeta Shala/RTK
Kosova po përballet sërish me cilësi jo të mirë të ajrit. Kjo ndotje e cila vjen nga faktorët të ndryshëm kanë bërë qe vendi ynë e sidomos kryeqyteti të ketë ajër të ndotur ku tejkalon edhe vlerave normale të cilësisë.
Kështu, edhe ky vit e gjen Prishtinën sërish me ajër të ndotur.
E gjendjen e cilësisë së ajrit, më së miri e tregon monitori I vednosur në qendër të kryeqytetit, ku sipas parametrave dhe figures, ajri nuk është i shëndetshëm.
Qytetarët presin që të ulen faktorët që i kontribuojnë rritjes së nivelit të ndotjes.
“Për momentin nuk është mirë, por ndoshta do të marrin masa që të parandalohet sepse ajri është i dobët”, thotë Sali Aliu, një qytetar Prishtina.
“Thëngjilli, era, makina të gjitha këto bëhen bashkë dhe ndotin”.
Për ndotje të ajrit, ka folur edhe eksperti i mjedisit, Zeqir Veselaj.
“Kriza energjetike e shoqëruar me një krizë ekonomike, do ta provokojë edhe një krizë mjedisore, ku sidomos ky dimër parashikohet të jetë më i rënduar sesa dimra të tjerë”, thotë profesor Zerqir Veselaj, ekspert i çështjeve të mjedisit.
Përveç në mëngjes, edhe në orët e vona të mbrëmjes, niveli i ndotjes vazhdon të jetë i lartë.























