Arrestohet i dyshuari, plagosi me thikë një të mitur
M.Shefkiu/RTKlive
Policia në Pejë ka arrestuar një të dyshuar, i cili kishte goditur me thikë një personat gjatë një incidenti dhe më pas ishte arratisur. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur me 10 nëntor rreth orës 12:00 nё rrugën “Gjergj Fishta” nё Pejё.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatë njё përleshje nё mes tё disa personave, njёri nga ta kishte pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë (thikё), viktima e rastit (i mitur) ёshtё dërguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit njёri nga ta (i mitur) ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas një pune intensive të hetuesve, thuhet se i dyshuari është arrestuar.
“Pas intervistimit nё prezencën e avokatit mbrojtës dhe prindit, i dyshuari i parё me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa i dyshuari i dytё, i mitur, ёshtё liruar nё procedurё te rregullt”, thuhet në njoftim.























