09:10 / 11.11.2022
Sulmohet fizikisht një person në Drenas, arrestohet i dyshuari
E.Hoti/RTKlive
Një person është arrestuar në Drenas, pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në rrugën “Shaban Shala”, në Drenas.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.























