Gjenden mbetje mortore në Prizren
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se në Prizren janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohen të jenë të njeriut.
Rastin, sipas Policisë, e ka raportuar një person, i cili derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në ato mbetje mortore.
Ndërkaq, në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse e të cilat, sipas Policisë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.
“Prizren 10.11.2022 – 12:11. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























