Gjakovë, për dhunë në familje 20 aktakuza
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Vetëm gjatë muajit tetor, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave për dhunën në familje.
Kjo është bërë e ditur nga kjo Prokurori që thonë se mbeten të përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.
Prokuroria në Gjakovë thotë se rastet që kanë të bëjnë me dhunën në familje do të trajtohen me prioritet të veçantë.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor 2022, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 20 personave, për veprën penale “Dhuna në familje. Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies. Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje”, thuhet në njoftim.























