10:48 / 11.11.2022
Magjistralja Prishtinë-Gjilan, shumë e ngarkuar |Video
Fatos Cervadiku /RTK
Rruga Prishtinë-Gjilan është bërë problematike për qytetarët. Që në dalje të Prishtinës, përkatësisht tek vendi ku kryqëzohen me rrugën e Pallatit të Drejtësisë, krijohen tollovi, pasi nuk ka një rrethrrotullim apo semafor.
Ndërkaq, problemi nuk mbaron këtu, edhe në hyrje të Graçanicës, rruga është tejet e dëmtuar.
RTK ka provuar të marrë një qëndrim nga Ministria e Infrastrukturës, por edhe përkundër pritjes një javore, nuk janë përgjigjur se si do ta zgjidhin këtë problem.
Qytetarët thonë se në këtë pjesë po krijohet tollovi, ndërsa si zgjidhje e shohin rrethrrotullimin.
Kronika e më poshtme sjell detajet:























