Ngriten 48 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 48 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur 15 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë, një person, si dhe, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi të dyshuar, nga kjo prokurori janë ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.
E Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë gjashtë persona të dyshuar, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Pejë, Prokuroria Themelore në Gjilanit, ka ndaluar dy persona, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 13 aktakuza kundër 16 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar
Kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra penale te ndryshme.
Dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.























