Vodhi biçikletën, pranga për 57-vjeçarin në Pejë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Vodhi biçikletën, pranga për 57-vjeçarin në Pejë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person me inicialet F.B, i lindur më 1965, i dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

I njëjti është arrestuar nën dyshimet se në fundin e korrikut të këtij viti kishte vjedhur një biçikletë, rast të cilin e kishte paraqitur viktima në polici, i cili kishte deklaruar se në hyrje të banesës i kishin vjedhur biçikletën në vlerë prej 400 euro.

Për t’i ndihmuar policisë për identifikimin e personit, viktima i kishte dërguar edhe video-incizime.

Gati 4 muaj pas, policia pas një pune intensive ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili edhe është arrestuar. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë derisa biçikleta e vjedhur në korrik do t’i kthehet viktimës pas procedurave ligjore.


MË SHUME NGA Kronika