Sot në “Info Plus” intervistë me Memli Krasniqin, kryetar i PDK-së
RTKlive
Emisioni “Info Plus”, përveç ngjarjeve të ditës, sjell një intervistë të shkurtër me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Ndër të tjera në këtë intervistë për gazetaren e RTK-së, Elmina Osmani, kreu i PDK-së tregon arsyet e vizitës së tij në SHBA, të cilën do ta zhvillojë javën tjetër.
Përse Krasniqi do të ketë takime fillimisht në Bruksel e më pas në Washington e New-York?
Ndër të tjera, në këtë intervistë, kryetari i PDK-së, zbulon edhe ato që u thanë në takimin me kryeministrin Kurti, që ditë më parë pati me drejtuesit e partive politike në vend, lidhur me situatën në veri të Republikës.
E në pjesën e dytë të “Info Plus”, gazetarja Gentiana Begolli-Pustina, do të realizojë intervista me Flurina Ametajn, kandidate për asambleiste e Lëvizjes ‘Svoboda’ ne qytetin Celje në Slloveni, si edhe me Egzon Shabanin, nga partia SDS (Slovenska Dekomkratska Stranka) i cili garon gjithashtu për asambleist për komunën e Novo Goricës.
Cili është qëllimi i tyre që garojnë në këto zgjedhje dhe çfarë presin nga shqiptarët, janë çështjet që do të diskutohen me politikanët e rinj që prejardhjen e kanë shqiptare, por garojnë në Slloveni.
Emisioni “Info Plus” transmetohet nga e hëna në të premten me fillim në orën 17:00 në RTK1.























