10:46 / 12.11.2022
Hedh sprej lotsjellës në klasë, arrestohet
V. Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ka arrestuar një nxënës në një shkollë të Prishtinës, pasi dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në klasë.
Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe se spreji është konfiskuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur sprej lotsjellës. Sprej është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.























