Therr me thikë vëllain e tij, arrestohet
BKT
Kronika

Therr me thikë vëllain e tij, arrestohet

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person pasi që ka therur me thikë vëllain e tij.

Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari pas një zënke që kishte pasur e kishte sulmuar dhe e kishte therur me thikë vëllain e tij.

“DHUNË NË FAMILJE/ Prishtinë 11.11.2022-21:04 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas raportit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika