Humb jetën njё person në aksident trafiku
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Humb jetën njё person në aksident trafiku

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident trafiku në Pejë ndërmjet një kombi dhe motoçiklete ku si pasojë vozitësi i motoçikletës ka humbur jetën.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Ju informojmë se sot më datën 12 nëntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Beteja e Loxhёs’ nё Pejё. Në këtë aksident ishin tё përfshira njё automjet transportues –kombi dhe njё motoçikletё. Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletës ёshtё lёnduar rёndё dhe i njëjti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekësor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje


MË SHUME NGA Kronika