Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie
BKT
Foto: Policia e Kosovës Facebook
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës bën të ditur se në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.

Sipas njoftimit shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje  fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit të cilët banojnë në të njëjtin lokacion.

“Arrestimi i të dyshuarit  N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur  në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tije. Ndërsa, pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika