16:38 / 12.11.2022
Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “marrje ryshfeti”
V. Thaçi / RTKlive
Është arrestuar një person i dënuar me burg prej 3 vite e 3 muaj për veprën penale “marrje e ryshfetit”.
Policia e Kosovës njofton se me datë 11 nëntor 2022, rreth orës 14:00 në Prizren ka ndaluar dhe arrestuar personin F. K. 47 vjeç, i cili ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhërarrestit të gjykatës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Marrja e ryshfetit” .
Sipas njoftimit të policisë i njëjti pas arrestimit nga njësitë policore të stacionit policor të Prizrenit është dërguar në burg në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg.























