11:40 / 14.11.2022
43 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 43 aksidente trafiku, 20 me të lënduar dhe 23 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 17 persona, 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 në vuajtje të dënimit.
E gjatë kësaj periudhe për shkelje të rregullave në trafik janë shqiptuar 1773 gjoba.























