KEDS: Brenda një jave, 187 konsumatorë janë zënë duke e vjedhur rrymë
BKT
Kronika

KEDS: Brenda një jave, 187 konsumatorë janë zënë duke e vjedhur rrymë

M.Shefkiu/RTKlive

Departamenti i Humbjeve në KEDS, brenda një javë ka identifikuar 187 konsumatorë duke vjedhur energjinë e elektrike.

Sipas një njoftimi lëshuar nga kjo kompani, thuhet se vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nëndistriktet janë kryer 1963 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën.

“Prej tyre 187 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.


MË SHUME NGA Kronika