17:30 / 14.11.2022
Katar 2022, Toni Kroos komenton finalen e Botërorit
RTSH
Pak javë më parë u tha se Federata Gjermane e Futbollit po tentonte që të rikthente edhe një herë në ekip Toni Kroos, por tani duket se misioni i këtij organi ka qenë i pamundur.
Ish- mesfushori i Bayern-it ka zgjedhur një eksperiencë të re. Ai së bashku me të vëllanë, Felix, do të bashkëpunojnë me platformën gjermane “Magenta TV” si komentatorë të ndeshjeve të Botërorit.
“Magenta TV” bëri me dije se ka arritur akordin me kampionin e Botës të 2014-ës që të ishte i pranishëm në mikrofon për ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Katar 2022.























