Lopetegui i pakënaqur që Meksika e ftoi Jimenezin e dëmtuar
BKT
Qatar 2022

Lopetegui i pakënaqur që Meksika e ftoi Jimenezin e dëmtuar

Uran Krasniqi/RTKLive

Julen Lopetegui është i shqetësuar pasi Raul Jimenez u ftua nga Meksika për Kupën e Botës, pavarësisht se futbollisti nuk luan që nga gushti për arsye dëmtimi.

Trajneri i Wolverhampton Wanderers ka thënë se për të prioritet është klubi.  

“Unë respektoj vendimin e lojtarit dhe trajnerit, por mbi të gjitha për mua është Wolves. Kam folur me Raulin, jam i shqetësuar për të sepse ai nuk luan asnjë minutë me ekipin. Ne kemi nevojë për Raulin në versionin më të mirë. Shpresoj që ai të kthehet këtu në atë formë", ka thënë ish-trajneri i Sevillas dhe i Real Madridit.

Meksika ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit e luan ndaj Polonisë. Në të njëjtin grup gjenden edhe Argjentina dhe Arabia Saudite.