Ronaldo shfaqet nga stërvitja me Portugalinë
BKT
Qatar 2022

Ronaldo shfaqet nga stërvitja me Portugalinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është shfaqur bashkë me lojtarë të tjerë nga një seancë stërvitore me Kombëtaren e Portugalisë.

“Përqendrimi total dhe absolut në punën e kombëtares. Grupi i bashkuar, drejt një qëllimi të vetëm: realizimi i ëndrrës së të gjithë portugezëve”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Ronaldo dha një intervistë dje për median angleze, ku foli për raportin e tij problematik me drejtuesit e United.

Portugalia në Botëror ndeshjen e parë e luan me Ganën. Në grup gjithashtu janë edhe Uruguaji dhe Koreja Jugore.