Kimpembe zëvendësohet te Franca pas lëndimit në Ligue 1
BKT
Qatar 2022

Kimpembe zëvendësohet te Franca pas lëndimit në Ligue 1

Uran Krasniqi/RTKLive

Axel Disasi  është futbollisti që është ftuar nga Franca për Botërorin e Katarit. Kjo si zëvendësues i  Presnel Kimpembe. Futbollisti i i PSG-së u lëndua dje ndaj Auxerre. 

Disasi luan te Monaco, ku ka bërë njëzet e tri paraqitje këtë sezon. 

Franca ndeshjen e parë e zhvillon kundër Australisë më 22 nëntor. Në grup gjithashtu janë edhe Danimarka dhe Tunizia.