19:37 / 15.11.2022
Mane s`do të jetë në fushë në ndeshjen e Senegalit me Holandën
Sadio Mane nuk do të luajë në ndeshjen e Senegalit kundër Holandës të hënën e ardhshme. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit e Senegalit.
Mane u lëndua në Bundesligë në një ndeshje me Bayern Munich.
"Askush nuk do ta kishte dashur, por kjo është ajo që na ka ndodhur. Senegal do të duhet ta përballojë fillimin e turneut pa lojtarin më të mirë, po nuk duhet ankuar shumë. Ne do të duhet të mbështetemi te njëzet e pesë lojtarët e tjerë përveç Sadios dhe dhe të fitojmë pa Sadio", ka thënë ai.
Senegali gjendet në grup me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.























