Messi flet për favoritët: Brazili, Franca dhe Anglia janë pak mbi të tjerët
BKT
Qatar 2022

Messi flet për favoritët: Brazili, Franca dhe Anglia janë pak mbi të tjerët

Uran Krasniqi/RTKLive

Lionel Messi i sheh Brazilin, Francën dhe Anglinë si favoritë për të fituar Kupën e Botës në Katar.

Janë të shumë ata që Botërorin e Katarit e shohin si "trenin e fundit" për Lionel Messin. Kjo pasi ai ka fituar çdo gjë në futboll, por jo edhe një kupë bote. 

“Sa herë që flasim për favoritët, ne gjithmonë flasim për të njëjtat ekipe. Nëse më duhet të vendos disa mbi të tjerët, mendoj se Brazili, Franca dhe Anglia janë pak më lart se të tjerët", ka thënë Messi për faqen e "CONMEBOL". “Por Kupa e Botës është aq e ndërlikuar sa çdo gjë mund të ndodhë”.

Ai ka folur edhe për Argjentinën. "Shpresojmë të fillojmë Kupën e Botës në mënyrën më të mirë për të përballuar gjithçka që vjen më pas. Ne kemi një grup shumë të mirë që është shumë i etur, por ne mendojmë të shkojmë gradualisht", ka thënë Messi. 

Argjentina fillon fushatën e saj në Grupin C kundër Arabisë Saudite të martën e ardhshme përpara se të përballet me Poloninë dhe Meksikën.