21:30 / 15.11.2022
Virgil van Dijk thotë se Botërori për të është ëndërr fëmijërie
Uran Krasniqi/RTKLive
Virgil van Dijk ka thënë se fakti që do të luajë si tridhjetë e një vjeç për herë të parë në një Botëror nuk e minimizon kënaqësinë që e ofron një rast i tillë.
Për mua është një ëndërr fëmijërie. Tani jam tridhjetë e një vjeç, por kjo nuk e ndryshon faktin që do ta shijoj aq shumë. Ndoshta është një kohë edhe më e mirë për mua të shkoj atje për shkak të gjithçkaje që unë kam përjetuar", ka thënë kapiteni holandez. "Jam shumë i lumtur për të luajtur kundër lojtarëve më të mirë në botë, duke udhëhequr dhe përfaqësuar vendin tim".
Holanda gjendet në grup me Katarin, Senegalin dhe Ekuadorin.























