22:01 / 15.11.2022
Sisoko mendon se Neymar mund të bëjë që Brazili ta rikthejë titullin
Uran Krasniqi/RTKLive
Neymar është i gatshëm të udhëheqë Brazilin drejt titullit të kampionit botëror në Katar, sipas ish-mesfushorit të Paris Saint-Germain, Mohamed Sissoko.
"Neymar dëshiron t'i tregojë kombit brazilian se është një lojtar i madh", ka thënë Sisoko. "Unë mendoj se Brazili do të fitojë, sepse ata kanë një ekip të fortë. Mendoj se ata kanë një shans të madh për të fituar këtë Botëror".
Duke u ndalur te kombëtaret afrikane, ai ka thënë se Senegali ka fuqinë për të shkuar në çerekfinale.























