Nga Sukeri te Modriçi, kroatët synojnë maksimumin në Botëror
BKT
Qatar 2022

Nga Sukeri te Modriçi, kroatët synojnë maksimumin në Botëror

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kroacisë, do të jetë pjesë e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, evenimet ky që nis pas pak ditësh.

Nënkampionët e botës për herë të shtatë do të shijojnë emocionet e ngjarjes më të madh në botën e futbollit.

Padyshim se viti 2018 ishte kulmi i një kombëtareje të re, e lindur nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe që historinë e tyre kanë dalur shumë kampionë të veshur me fanellën e bardhekuq.

Boban, Simiç, Prosineçki, Suker, Staniç, Tudor, Simiç, Biliç dhe Stimac padyshim se ishin brezi i artë që shkëlqen në vitet e 90-ta.

Megjithatë, Kombëtarja kroate e dy vjeçarit (2016-2018), kishte prekur finalen e Botërorit nën udhëheqjen e  të jashtëzakonshmit Luka Modriç.

Objektivi i Kroacisë në ‘Katar 2022’

Kroatët tashmë janë gati për Botërorin e radhës që pas tri ditësh nis në Katar.

Bazuar në historinë e Kombëtares kroate, është e pashmangshme që nënkampionët e botës edhe në këtë evenimet synojnë maksimumin pasi kanë skuadër kualitative me lojtarë tejet cilësorë dhe që shumica nga ta luajnë në klubet e mëdha evropiane.

Kroacia është pjesë e Grupit F, ku do të përballet me Belgjikën, Kanadën dhe Marokun.