Bale beson se do të jetë protagonist në ‘Katar 2022’
BKT
Qatar 2022

Bale beson se do të jetë protagonist në ‘Katar 2022’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale beson se është i gatshëm për të qenë protagonist në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, evenimet ky që nis pas pak ditësh.

Uellsi rikthehet në një Kampionat Botëror pas 64 vitesh. Bale, i cili tashmë po bën karrierë në Amerikë, ka thënë se është në formë mjaft të mirë në prag të Botërorit ‘Katar 2022’.

Ai thotë se është në gjendje të luajë në çdo ndeshje të Uellsit në Botëror.

“Po, nuk kam asnjë problem. Unë jam në formë të përkryer dhe i gatshëm për çdo ndeshje”, tha ai.

“Nëse ka nevojë të luajë tri ndeshje me 90 minuta, jam i gatshëm t’i luajë”, theksoi Bale.

Ai beson se Uellsi do të tregojë formë të mirë në Botërorin ‘Katar 2022’ që nis të dielën.