Rabiot: Franca synon të shkruajë historinë në ‘Katar 2022’
BKT
Qatar 2022

Rabiot: Franca synon të shkruajë historinë në ‘Katar 2022’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Protagonist me fanellën e Juventusit, për Adrien Rabiot tani është i fokosuar me Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Reprezentuesi i ‘Gjelave’ thotë se Franca synon të shkruajë historinë e re në Katar.

“Është një sfidë e madhe kolektive, por ne duam të shkruajmë histori. Në çdo rast, është një përvojë unike për çdo lojtar”, tha Rabiot.

I pyetur pse trajneri i Francës, Didier Deschamps ju vlerëson si lojtar i ekuilibruar, Rabiot tha: “Një lojtar i ekuilibruar është ai që bën lidhjen midis sulmit dhe mbrojtjes”, theksoi Rabiot.

Ai beson se Franca do të tregoj performancë të mirë në ‘Katar 2022’.

Kampionati Botëror në Katar nis të dielën.